Orges Shehi, trajneri durrsak i bardhebluve është shkarkuar pas më shumë se 3 vitesh në stolin bardheblu. Kjo pasi Dy humbjet radhazi te skuadres, nuk u toleruan nga presidenti Halili.
Klubi i futbollit Tirana nuk e konfirmon zyrtarisht, por i kontaktuar nga Euronews Albania, trajneri Orges Shehi ka konfirmuar se nuk është më pjese e klubit bardheblu.
Nuk ka të bëjë me një dorëheqje te tij, por me një shkarkim nga brodi drejtues i skuadrës.Sipas informacioneve, vendin e Shehit pritet ta zërë Julian Ahmataj, ndersa kane qarkulluar dhe emrat e Gjokës e Egbo.