Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka kërkuar që masa më e shpejtë për Serbinë duhet të jetë ngrirja e statusit kandidat në BE.
Gërvalla ëshët shprehur se pa masa ndëshkuese, dialogu është i pamundur.
Sipas saj, bëhet dhe më i vështirë, kur partneri me të cilin duhet të dialogosh nga njëra ulet me ty për të diskutuar dhe në anën tjetër ngre kampe ushtarake.
Gërvalla: Masa më e shpejtë është ngrirja e statusit kandidat në BE për Serbinë”. Kështu ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla pas një takimi që pati me homologen gjermane Annalena Baerbock në Tiranë, ku morën pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlini.
Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës. SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, shumë shtete të BE-së janë të shqetësuara për ngjarjet në Kosovë, sulmin në Veri, i cili po të mos ishte ndalur, sot do të kishim territor të pushtuar dhe biseda të tjera. Është e rëndësishme të kuptohet mesazhi dhe të merren të gjitha masat që një gjë e tillë të mos përsëritet as në Kosovë dhe as vendet e tjera që kanë probleme me Serbinë, e cila sillet si një mini rusi e vogël dhe mendon se ato vende nuk kanë të drejtat e tyre.
Prioritet i institucioneve të Kosovës këto ditë është siguria. Ne duhet të sigurohemi që armët e sekuestruara janë pjesa më e madhe e armëve të futura. Për sigurinë kemi nevojë për partnerët dhe miqtë tanë. Si do vazhdojë procesi, natyrisht që zgjidhja do jetë nga dialogu, por cili do jetë momenti, varet nga bashkësia ndërkombëtare. Nëse e lënë pa ndëshkim, ne e shohim të pamundur dialogun. Duhet të ketë prioritet siguria. Dialogu nuk duhet të jetë sa për foto dhe shkëmbyer mendime, por të premtojë sukses. Me një partner dialogu i cili bën sikur ulet me ty për të diskutuar dhe në anën tjetër ngre kampe ushtarake, është e vështirë”