“Unë jam me Izraelin, duhet të jeni edhe ju”, aktorja: Bota s’mund të heshtë para këtyre akteve të tmerrshme

0

Izraeli ka marrë sulme të papritura dhe të përsëritura për njëzet e katër orët e fundit, me numrin e të vdekurve duke u rritur në mënyrë dramatike.

Aktorja Gal Gadot vazhdoi me postimin për luftën që Hamasi ka shpallur në atdheun e saj, duke theksuar ndjenjën e dhimbjes dhe humbjes që po përjeton.

“Wonder Woman” e kinemasë, ka bërë bilancin e të vdekurve dhe të plagosurve, me të dhënat që ekzistonin natën e 7 tetorit. “Mbi 3000 raketa morën zjarr. Hamasi mban pengje, kontrollon bazat dhe vendbanimet në Izrael. Ka pasur më shumë se 1500 të plagosur dhe luftimet e ashpra vazhdojnë. “I dëgjoj zërat e tyre dhe po trokasin në derë. Jam me dy fëmijët e mi të vegjël. Më dhemb zemra. Lutem për të gjithë ata që lëndohen”, ka shkruar ndër të tjera ajp.
Postimi i saj

Ajo u kthye më vonë, duke postuar tashmë imazhin blu me firmë të flamurit të vendit.
“Unë jam me Izraelin dhe duhet të jeni edhe ju. Bota nuk mund të mbetet apatike kur ndodhin këto akte të tmerrshme!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu