Laçi likuidon edhe Skëndërbeun

0

LAÇ – Laçi ka mposhtur 2-0 Skënderbeun, dhe kurbinasit marrin fitoren e dytë rradhazi në kampionat me Mirel Josën në stol. Një 3 pikësh që e ngjit skuadrën bardhezi në vendin e dytë me 13 pikë duke “kërcënuar” Egnatian që kryeson me 16 pikë.

Golin e parë për kurbinasit e shënoi Melon ë minutën e 41-të të pjesës së parë, teksa goli i dytë do të vinte nga Soboëale në minutën e 55-të. Laçi pati edhe të tjera raste për të thelluar shifrat, por Alia ishte vendimtar në këtë takim.

Ndërkohë Skënderbeu provoi të merrte pikë nga kjo sfidë, por ishin të pafuqishëm përballë forcës së kurbinasve. Në këtë mënyrë korçarët mbetet në vendin e 4-të në klasifikim me 12 pikë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu