Nga Vladimir Muçaj: Ku ka zë nuk është pa gjë! Kush i dogji 800 ha pisha në Pishporo-Fier?!

0

Kur ra zjarri në masivin me pisha në bregdetin e Pishporos ndodhesha në Athinë. Sapo mora vesh lajmin m’u rrutullua në mendje gjithë ai masiv pishash mbi 70 vjeçare dhe duke pare intesitetin e larte të shperndarjes se zjarrit sigurisht mendoja kush mund tē ishte apo ishin autorët e mundshem te ketij krimi mjedisor. Duke ndjekur lajmin edhe pse ne qindra km larg bëra dy tre telefononata me disa persona të njohur në zonen e perimeterit te zjarrit. Ne esence biseda me ata percolli tek une se ky zjarr ishte zjarrvenje…Refreni ishte i lexueseshem.. Persona te interesuar per te investuar ne kete hapsire panale diellore per energji ishte thelbi i dyshimit të bashketelefonueseve te mi ne diten e dyte te zjarrit i cili po bēnte kërdinë duke bere shkrumb e hi qindra siperfaqe bregdetare të “qendisura” me pisha. Në kthim prej Athinës rruga e pare imja ishte direkt në Pishporo. Takoj nje djale ne nje lokal aty afer zonës së perveluar nga flaket dhe pyes: Qênkerka bërë nami ketu! Po ma ktheu djali kamarier ne kete lokal. Pa e pyet fare ai vijoj biseden duke thene e shprehur dyshimin e tij. Per çudi ishte në sinkron te plote me dy tre bashkebiseduesit e mi dy dite pas shperthimit te zjarrit. “Pa permend emra djali kamarier citon: “Ja kane vënë zjarrjin me dashje, sepse e duan zonë te lire te shpyllezuar per te ndertuar panele djellorë”… Pra i njejti dyshim I kamarierit paskësh marrë dhénë! Largohem nga kjo zone teresisht te djegur nen eren mbytese te tymit duke perforcuar dyshimin e arsyeshem se Pishporo u dogj nga dorë e stërvitur dhe për “ineresa” më fitimprurëse. Zjarri u fik fale nderhyrjes se jashtezakonshme te zjarrfiksave si dhe ndimes nga vende partnere, por ama deri tani eshte ndaluar vetem nje person si i dyshuar. Shprehja popullore “Ku ka zë nuk eshte pa gjë” i pershtatet zjarrit dhe masakres mjedisore në Pishporo te Fierit. Kjo masker mjedisore nuk duhet të kaloj lehtas dhe në harresë! Ajo qe ndodhi eshte KRIM! Krimi duhet ndeshkuar rrepte! A do dalin në “dritë” shumë shpejt autori apo autorët e munddhēm?! Jam skeptik, por të shpresojmê!…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu