Zbardhet axhenda e Samitit të Berlinit në Tiranë, liderët evropianë dhe ballkanikë që do të marrin pjesë

0

Kryeministri Edi Rama do të presë të hënën në orën 11:00 presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentjen e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe liderë të tjerë evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kjo vizitë do të jetë në kuadër të Procesit të Berlinit, që mbahet për herë të parë jashtë kufijve politikë të BE-së. Gazetarja Esiona Konomi raporton se deri më tani është konfirmuar përfaqësimi në nivel të kryeministres Ana Bërnabiç ndërsa nuk ka ende një ndryshim plani për presidentin Aleksandër Vuçiç.

Gjithashtu është konfirmuar edhe takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Duke u ndalur tek axhenda, gazetarja theksoi se punimet e samitit nisin në orën 11:00 dhe kryeministri Edi Rama do të presë përpara kryeministrisë liderët evropianë dhe ballkanikë për të shkuar më pas tek Piramida e Tiranës.

Fjala hapëse do të jetë nga kryeministri Rama, më pas nga Von Der Leyen dhe Michel. Më pas do të ketë takime të mbyllura që do të vijojnë deri në orët e pasdites dhe është parashikuar edhe mbajtja e një konference të përbashkët shtypi mes Ramës, Von Der Leyen dhe Michel, raportoi gazetarja.

Sakaq, ajo u ndal edhe tek vizita dy ditore e Macron, që sipas gazetares, do të zhvillojë disa takime me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Rama si edhe me zyrtarë të tjerë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu