Është ndarë nga jeta inxhinieri i njohur dhe intelektuali i qytetit të Elbasanit, Sali Dardha.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i Partisë Demokratike për Elbasanin, Blendi Himçi.
Himçi shkruan në profilin e tij në Facebook:
Sot u nda nga jeta Sali Dardha, një intelektual dhe inxhinier i shquar i qytetit të Elbasanit! Një demokrat i orëve të para, i përkushtuar në çdo detyrë, me një kontribut të jashtëzakonshëm dhe një zë i fortë në Partinë Demokratike.
Saliu do t’i mungojë familjes së tij të dashur, do t’i mungojë miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
I shpreh ngushëllimet e mija të sinqerta familjes në këto momente të vështira dhe lutem që shpirti i tij të gjej paqen e amëshuar!
Infoweb Media i përcjell ngushëllimet e ndjera familjes Dardha!