Del foto e personit që grabiti mbrëmjen e kaluar nën kërcënimin e armës dyqanin e kompanisë celulare në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.
Policia njofton se autori i maskuar me kapele ka marrë xhiron ditore nën kërcënimin e një arme zjarri. Në momentin që ka hyrë brenda, në dyqan ka qenë vetëm një punonjëse. Pasi ka marrë paratë ai është larguar, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.
“Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.