TIRANE – Prej orës 20:45, sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë në “Air Albania” dhe për këtë ka menduar edhe shoqëruesi i pandarë i Kombëtares kuqezi, “DigitAlb”, që do të transmetojë falas për të gjithë bashkatdhetarët brenda edhe jashtë vendit, sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Mjafton të keni marrësin tokësor apo satelitor DigitAlb, ose të shkarkoni aplikacionin DigitAlb në smartfonët, tabletat apo televizorët tuaj dhe do të mund të ndiqni falas spektaklin në “Air Albania”, aty ku Sylvinho me djemtë kuqezi do të provojnë të rishkruajnë historinë, duke hedhur një tjetër hap drejt Europianit Gjermani 2024.
“DigitAlb” do të sjellë gjithashtu lidhje direkte të vazhdueshme nga zona të ndryshme të kryeqytetit, kudo ku ka tifozë dhe festë kuqezi, për të për të përcjellë në mënyrën më perfekte të mundshme, informacione, por edhe emocionet para dhe gjatë ndeshjes.
Ndërkohë që një atmosferë e jashtëzakonshme do të jetë edhe në sheshin Skënderbej ku do të mund të ndiqni sfidën në ekranët gjigantë në transmetimin e DigitAlb/SuperSport, platformës më të dashur të të gjithë shqiptarëve, partnerit të përhershëm të kombëtares kuqezi!