Iriu i cili grabiti me armë mbrëmjen e kaluar një kompani celularësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku mori 300 mijë lekë të vjetra, ka tentuar të grabisë një tjetër biznes në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Burimet bëjnë me dije se i riu ka qenë sërish i veshur me të njëjtën bluzë me ngjyrë të kuqe, me kapele dhe me syze.
Ai ka tentuar të grabisë një tjetër biznes celularësh në zonën e Kombinatit, por mesa duket këtë herë nuk ia ka arritur qëllimit.
Ai ka nxjerr armën nga çanta ku e kishte dhe ua ka drejtuar operatoreve, por ato nuk kanë rënë pre e kërcënimit dhe e kanë nxjerr jashtë dyqanit. Autori nuk është kapur ende nga policia.