Tragjike! Përmbytet varka në Kongo, dhjetra të vdekur dhe 167 të zhdukur

0

KONGO-Të paktën 30 persona u mbytën dhe 167 rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në lumin Kongo në veriperëndim të D.C. të Kongos, raportojnë mediat e huaja.

Varka që u mbyt në afërsi të qytetit Badaka ishte ndërtuar nga banorët vendas në atë zonë. Ajo mbante më shumë se 300 njerëz.