PD braktis komisionet parlamentare: Mazhoranca ka asgjësuar çdo hapësirë të opozitës në kuvend

0

Deputetët e grupit demokrat kanë braktisur dy komisionet parlamentare të Ekonomisë dhe Ligjeve.

Opozita akuzoi mazhorancën për sjellje arbitrare dhe antikushtetuese në parlament, duke asgjësuar sipas saj çdo hapësirë për pakicën.

Qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike vjen një ditë pas vendimit të marrë në mbledhjen e grupit për përshkallëzim të aksionit politik pas rrëzimit të kërkesave për ngritjen e tre komisioneve hetimore dhe përbërjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu