Olsi në një lidhje të re, Egli jep një mesazh: Nuk menduan kurrë për mua…

0

Pak ditë më parë u zbulua se aktori i humorit, Olsi Bylyku ka nisur një lidhje dashurie me një gazetare me emrin Denada.

Kjo lidhje erdhi pas ndarjes disa vjeçare nga Egli Tako, e cila ka duket se ka reaguar për herë të parë nëpërmjet një postimi.

Ajo ka postuar një fjalim të aktores, Meryl Streep, ku gjen veten në fjalët e saj, e cila tregon sesi ka vendosur të respektojë veten, e të heqë dorë nga njerëzit që nuk janë më aty për të.

“Me kalimin e kohës ndalova së foluri me ata që nuk më dëgjonin dhe me ata që gjithmonë insistonin që kishin të drejtë.

Ndalova së kërkuari njerëz që nuk më kërkonin kurrë, ndalova së menduari për ata që nuk kishin menduar kurrë për mua.

Fillova të bëj atë që më bën të ndihem mirë, pa tepricë, por me pasion.

Fillova t’i besoja intuitës time për gjithçka, për çdo zgjedhje, për çdo person.

Fillova të evitoj njerëzit negativë dhe fillova të rri me njerëz të rrallë, por pozitivë.

Sepse mësova të kem respekt për veten dhe fillova ta vendos veten në radhë të parë. Sepse mendoj se e meritoj”, shkruhet në postimin e bërë nga Egli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu