Ditë zie në Angli, ndahet nga jeta legjenda e futbollit, Sër Boby Charlton!

0

ANGLI -Sir Bobby Charlton, ish-futbollisti i njohur i Manchester United dhe i kombëtares angleze, ka ndërruar jetë sot në moshën 86-vjeçare.

Charlton ishte një nga lojtarët që i mbijetoi tragjedisë së famshme të Mynihut në vitin 1958 dhe në vitin 1968 fitoi Champions League me Djajtë e Kuq. Ai ka veshur 758 herë fanellën e klubit të famshëm nga Old Trafford, ndërsa për Anglinë ka bërë 106 paraqitje.