Inter nuk e fal Torinon, dyshja Lautaro-Thuram bëjnë zikaltrit të “ëndërrojnë” sërish

0

Interi ka marrë një fitore të rëndësishme sot në fushën e Torinos. Zikaltrit fituan me rezultatin e pastër 0-3. Golat u shënuan në pjesën e dytë pasi e para u mbyll me rrjeta të paprekura. Protangonistë në 45 minutat e dyta ishte dyshja Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.

Sulmuesit shënuan nga një gol në fitoren ndaj torinezëve. I pari që tundi rrjetën ishte francezi në minutën e 59′. Vetëm 8 minuta më vonë ishte kapiteni që dyfishoi shifrat.

Më pas tekniku Inzaghi e zëvëndësoi argjentinasin dhe futi në lojë Klassen.

Në fundin e takimit pati kohë edhe për turkun Calhanoglu për të shënuar të tretin nga pika e bardhë e penalltisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu