TIRANË- Fotoja që shihni është momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit, mbrëmjen e sotme ku sapo ka zbritur në aeroportin në Rinas nga një ushëtim nga Gjermania.
Shihet që dhëndri i krydemokratit, Sali Berisha është rrethuar nga forca të shumta sigurie e me pranga në duar.
Jamarbër Malltezi është arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune sapo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit ku u kthye nga një udhëtim nga Gjermania. Ndalimi është bërë nga SPAK, Prokuroria e Posaçme në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani dhe Malltezi akuzohet për korrupsion dhe patrim parash. Ndaj tij është vënë në sekuestrim edhe pasuria.
Në pranga është vënë edhe ortaku i tij Fatmir Bektashi i akuzuar për të njëjtat vepra penale. Gjithashtu, GJKKO ka caktuar dhe masë sigurie ‘deyrim paraqitje’ dhe ndalim dalje jashtë vendit për kryedemokratin Sali Berisha, ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se do të ketë dhe ndalime të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.