GAZA- Numri i të vdekurve nga sulmet e natës të Izraelit në Rripin e Gazës ka kaluar 50. Këtë e bërë të ditur Hamasi, sipas mediave të huaja. Ushtria izraelite njoftoi një ditë më parë për intensifikimin e sulmeve në Rrip.
Numri i të vdekurve në Gaza që nga nisja e luftës ka shkuar në 4,385, ku 1756 prej tyre janë fëmijë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.
Ndërkohë që bombardimet nga sulmet ajrore izraelite vazhdojnë agjencitë e ndihmës paralajmërojnë se spitalet janë pothuajse pa karburant dhe furnizime. Një zëdhënës i ministrisë paralajmëroi se shtatë spitale dhe 21 qendra shëndetësore të kujdesit parësor ishin jashtë shërbimit dhe 64 personel mjekësor janë vrarë.