BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar është dënuar me burg nga një gjykatë në Norwich, Angli pasi u kap duke kultivuar 30 bimë kanabisi në banesë, raportojnë mediat e huaja.
Artenis Shehu, 20 vjeç gjatë seancës së gjyqit, e pranoi krimin dhe tha se kishte vendosur të siguronte të ardhura për të ndihmuar babain e tij në Shqipëri, i cili do të kryente një operacion.
Prokurori njoftoi se droga që i riu shqiptari do të nxirrte nga bimët mund të kapte vlerën e 225,000 paund. Gjykata vendosi ta dënojë me 12 muaj burg.