Dy palestinezë u vranë në kampin e refugjatëve Jalazone pranë Ramallah në Bregun Perëndimor, tha sot në mëngjes ministria palestineze e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi.
Banorët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se forcat izraelite bastisën kampin dhe kryen “arrestime të gjera”, ku u përleshën me persona të armatosur dhe të rinj që hidhnin gurë.
Forcat izraelite janë tërhequr aktualisht në periferi të kampit, shtuan banorët.
Nuk është e qartë se si u vranë dy palestinezët dhe akoma sjan të verifikuara dyshimet nga ushtria izraelite.