IZRAEL- Sipas ministrisë së Brendshme palestineze, avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një tjetër xhami në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të xhamive të shkatërruara në territor në 32 që nga 7 tetori.
Sulmi ajror kishte në shënjestër xhaminë Al-Noor Al-Mohammedi në lagjen Sheikh Radëan në Gaza, raporton Al Jazeera. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Jashtme e Autoritetit Palestinez ka kritikuar ashpër Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për dështimin për t’u përballur me “katastrofën humanitare” në Gaza.
Ministria, e cila është e vendosur në Bregun Perëndimor tha se Këshillit të Sigurimit të OKB-së i mungon konsensusi minimal mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tij ndaj katastrofës humanitare që ka goditur popullin palestinez dhe është Nakba e re.