Mbahet sot në GJKKO seanca për Berishën! A do të shkojë ish-kryeministri?

0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të thërrasë sot ish-kryeministrin Sali Berisha në një seancë të posaçme ditën e sotme në lidhje me masën e vendosur ndaj tij “detyrim paarqitje”, sa i takon privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Përmes një njoftimi, kjo gjykatë bëri të ditur se bazuar në nenin 248 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale ka caktuar seancë gjyqësore për marrjen në pyetje të personit në hetim, Sali Berisha.

Ndërkohë që gjatë pasdites të së hënës oficerë të Policisë Gjyqësore ishin në pallatin e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ku siç mësohet, kanë dorëzuar njoftimin e gjykatës për caktimin e masës dhe thirrjen e seancës së marrjes në pyetje.

Ende nuk dihet nëse Berisha do të paraqitet sot në gjykatë. Më herët ai ka thënë se nuk e njeh vendimin e gjykatës.

Ndërkohë ditën e djeshme GJKKO la në burg dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi teksa i janë sekuestruar 25 pasuri, mes tyre një vilë në Gjirin e Lalëzit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu