Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, kometoi në Euronews Albania situatën në Lindjen e Mesma, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka hyrë në javën e tretë.
Kulla deklaroi se lufta mund të ndikojë në të gjithë rajonin e Mesdheut nëse ajo nuk do të mbyllet në 10 ditët e ardhshme.
Sipas tij lufta mund të ndikojë në ekonomi, duke e bërë rajonin e Mesdheut një rajon të trazuar në ditët në vijim.
Gjithashtu ai shtoi se nëse konflikti nuk mbyllet sa më shpejt, ai rrezikon të përhapet
“Duhet të kemi parasysh që edhe fuqitë jo arabe ata që u mblodhën në Kajro para 5 ditësh, pra Turqia, Pakistani, Irani edhe ato nuk janë të kënaqura me mbarëvajtjen e Izraelit.
Çështja është çfarë do të ndodhë brenda Izraelit? A do të vazhdojë kjo qeveri? A do të ketë një koalicion, i cili do flaës për atë që kërkon SHBA, hyrjen në bisedime neutralizimin e Hamasit, por arritjen e një armëpushimi afatgjatë.
Gjithashtu duhet parë çfarë ndikimi do të ketë kjo në ekonominë tonë. Prandaj unë e shoh Mesdheun në javët e ardhshme dhe në muajt e ardhshëm si një rajon tepër të trazuar.
Kjo skemë është hy ti, por po hyj dhe unë. Erdogan në fjalimin e tij në OKB përpara luftës, e akuzoi Izraelin se nga ’48-a kur janë vendosur aty deri në 2023-shin do ta zhdukë fare Palestinën. Nga ana tjetër Netanyahu, pa plasur Gaza, tregoi në OKB një hartë ku Palestina nuk ekzistonte, hartën e ‘paqes’”, tha Kulla.