Përmet/ 38 vjeçari plagos aksidentalisht me armë gjahu kushëririn e tij

0

Një 38 vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur aksidentalisht kushëririn e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur teksa ata po kryenin gjueti të kundërligjshme në fshatin Munushtir i Vjetër.

Ai akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”.

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut.

“Plagosi aksidentalisht, me armë gjahu, kushëririn e tij, ndërkohë që po kryenin gjueti të kundërligjshme, në fshatin Munushtir i Vjetër, vihet në pranga 38-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut me të cilën u krye plagosja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Urgjencën e spitalit të Përmetit, kishte shkuar i plagosur shtetasi G. B., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga hetimet rezultoi se 37-vjeçari ishte plagosur aksidentalisht, me armë gjahu, nga kushëriri i tij, shtetasi G. B., në fshatin Munushtir i Vjetër, teksa kryenin gjueti të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi G. B., 38 vjeç, banues në fshatin Munushtir, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut e 38-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu