HUNGARI- Një person mbeti i vrarë dhe tetë të tjerë, mes tyre katër fëmijë, u plagosën në Hungari. Afër kufirit me Serbinë, një makinë që transportonte emigrantë u përplas me një kamion. Një dëshmitar okular ka deklaruar se shoferi i makinës, një trafikant, është nxjerrë nga rrënojat nga një tjetër trafikant dhe të dy janë larguar me një makinë tjetër.
Zëdhënësi i ndihmës së parë tha se tre fëmijë u plagosën rëndë. Sipas të dhënave të policisë, muajt e fundit ka pasur një rritje të madhe të kalimeve të paligjshme të emigrantëve në kufirin jugor të Hungarisë me Serbinë, të cilët mbërrijnë përmes rrugës ballkanike.
Me ndihmën e trafikantëve, ata shkojnë në Sllovaki ose Austri. Emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari nga Serbia pavarësisht një gardh hekuri është ngritur nga kryeministri Viktor Orban pas krizës së migracionit të vitit 2015 që tronditi Evropën.