Në Istanbul ka filluar “Tubimi i Madh për Palestinën” i cili organizohet nga Kryesia Rajonale e AK Partisë për Istanbulin, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.
Qytetarë të shumtë nga i gjithë qyteti kanë mbërritur në aeroportin Atatürk për të marrë pjesë në tubim ndërsa kanë mbushur sheshin duke kaluar në pikat e kontrollit që janë ngritur.
Mijëra persona, të rinj, të moshuar janë mbledhur para skenës që është ngritur në zonën e tubimit. Në zonën e tubimit vazhdojnë të mbërrijnë në formë grupesh edhe anëtarët të organizatave të shoqërisë civile.
Ndërkohë vërehet se disa qytetarë marrin pjesë në tubim bashkë me fëmijët e tyre, ndërkohë që i janë bashkuar edhe persona me aftësi të kufizuara fizike me karrige me rrota.