Të dëshpëruar, mijëra veta thyen depot e ndihmave në Gaza

0

Mijëra njerëz hynë në depot e ndihmave në Gaza për të marrë ushqime dhe “artikuj bazë të mbijetesës”, në shenjë dëshpërimi në rritje tre javë pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Ofensiva e zgjeruar tokësore po ndodhë ndërsa Izraeli vazhdon bombardimet e territorit nga ajri, toka dhe deti.

Bombardimet, që u përshkruan nga banorët e Gazës si më intensivet të luftës, shkatërruan shumicën e komunikimeve në territor të premten vonë, duke shkëputur 2.3 milionë banorët e enklavës së rrethuar, nga pjesa tjetër e botës.

Komunikimet u rikthyen për shume banorë të Gazës herët të dielën, sipas kompanive lokale të telekomit, grupit të mbrojtjes së qasjes në internet NetBlocks.org dhe pohimeve të njerëzve në terren.

Thomas White, drejtori i agjencisë në Gaza, tha se hyrjet në depo ishin “një shenjë shqetësuese se rendi civil po fillon të rrënohet pas tre javësh lufte dhe një rrethimi të rreptë në Gaza. Njerëzit janë të

Spitalet po luftojnë të mbajnë në punë gjeneratorët e urgjencës që vënë në funksion inkubatorët dhe pajisjet e tjera shpëtimtare, dhe agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë po përpiqet gjithashtu të mbajë në punë pompat e ujit dhe furrat e bukës për të përmbushur nevojat thelbësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu