Akademiku Jani Dode nderohet me titullin “Qytetar Nderi”(pas vdekjes)

0

Këshili Bashkiak në Elbasan nderoi me titullin e lartë “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) akademikun Jani Dode.Në një ceremoni të ngushtë e familjare titulli u dorëzua nga kreu i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Sakaq Jani Dode u vlerësua  me motivacionin “Për kontributin e dhënë në fushën e arsimit si pedagog, studiues, hulumtues dhe metodist”.

Kujtojmë se Jani Dode ka lënë gjurmë në historikun e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si një nga profesorët dhe drejtuesit më të suksesshëm të tij.Dode ka qënë rektor në vitet 2000 dhe në 2008 u zgjodh Kryetar i Këshillit Administrativ të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Ai humbi jetën në dhjetor të vitit 2022 pas infektimit me COVID-19. 63-vjeçari ishte i shtruar prej 2 javësh në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku dhe po merrte mjekimin e duhur por pavarësisht kësaj nuk mundi ta mposhtë virusin.Dode do të mbahet mend nga të gjithë si një njeri i respektuar, intelektual dhe akademik që punoi për fushën e arsimit deri në frymën e fundit.

Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu