Deputeti socialist Vullnet Sina u paraqit në SPAK, për të dhënë sqarime në lidhje me konfliktin që ndodhi në parlament teksa u godit nga kolegu i tij Bledion Nallbati.
Ky i fundit pritet të shkojë të hënë në prokurori.
Konflikti mes dy deputetëve u regjistrua seancën e së hënës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes palëve.
Të dyja palët kanë kallëzuar njëra tjetrën në SPAK.