Stuhia ‘Ciaran’ ka shkaktuar dëme të madha materiale si dhe ka bllokuar disa nga akset rrugore në vend. Një prej akseve rrugore të bllokuara është ajo e Përmet-Çarshovë.
Lëvizja u bë e mundur pas ndërhyrjes së shpejtë dhe pastrimit me mjetet e rënda.
Ky segment ka qenë i vetmi që ka pasur probleme pas reshjeve të ditës së sotme. Institucioni i Prefektit të Gjirokastrës ka pohuar ngritjen e grupit të punës për menaxhimin e situatës që pritet të jetë problematike edhe në vijim.