Stuhia “Ciaran”, Veliaj:Ju lutem mos dilni me makinë sot dhe nesër

0

Prej disa orësh grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës si pasojë e stuhisë së fortë Ciaran.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete mbrëmjen e sotme dhe nesër që rrugët të jenë të lira për vinçat dhe eskavatorët.

“Mirënjohje qindra kolegëve të palodhur sot në terren, që në kohë shumë të shkurtër e rikthyen Tiranën siç ishte para stuhisë. 🙏🏻

🚨 Ju lutem tregoni kujdes në orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet!

Tel: 112 për emergjencat”-shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu