Janë luajtur sot disa takime në Premier League-en angleze të vlefshme për javën e 11-të.
Bie në sy fitorja e Manchester City 6-1 ndaj Bournemouth. Bernardo Silva shënoi dy gola, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Doku, Akanji dhe Ake. Për miqtë shënoi golin e flamurit, Sinisterra.
Manchester United u kthye te fitorja pasi mundi në minutat e fundit Fulham 0-1. Heroi për Ten Hag ishte kapiteni Bruno Fernandez, i cili shënoi në minutën e 91′.
Ndërsa skuadra e Arsenal u mund nga Newcastle në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Gordon.
Përkohësisht skuadra e Manchester City ngjitet në krye të klasifikimit me 28 pikë, megjithatë duhet të pres ndeshjen e Tottenham ditën e nesërme ku do të luajë me Chelsea-n.