“Do t’ju masakrojmë, do thoni se ajo që iu bëri Hitleri ishte shaka”, aktivistja palestineze arrestohet për nxitje të terrorizmit

0

Ushtria izraelite njofton se ka arrestuar aktivisten 22-vjeçare palestineze Ahed Tamimi gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Ahed Tamimi, e dyshuar për nxitje të dhunës dhe aktiviteteve terroriste, është arrestuar në qytetin Nabi Saleh. Tamimi i është dorëzuar forcave izraelite të sigurisë për t’u marrë në pyetje”, tha një zëdhënës ushtarak izraelit për AFP.

Ajo u arrestua pasi publikoi postimin e mëposhtëm në rrjetet sociale: “Mesazhi ynë për tufat e kolonëve është se ju presim në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor. Ne do t’ju masakrojmë dhe ju do të thoni se ajo që të bëri Hitleri ishte një shaka. Ne do të pimë gjakun tuaj dhe do të hamë kafkat tuaja”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu