BRAZIL – Sulmuesi Neymar pati një frikë të madhe këtë të martë, më 7 nëntor. Shtëpia e Bruna Biancardi, nënës së vajzës së tij të porsalindur Maive, u pushtua dhe u grabit nga një bandë kriminale në Cotia, në shtetin e Sao Paulo. Informacioni vjen nga portali R7. Sipas gazetës, prindërit e influencueses ishin në vendngjarje në momentin e sulmit dhe ishin të lidhur, por nuk u lënduan.
Sipas Gardës Civile Komunale (GCM), njëri nga të dyshuarit në aksion, i cili tashmë është arrestuar, është banor i godinës, ku ka banesë familja Biancardi dhe kishte lejuar të hyjnë kriminelët e tjerë. Dy nga të dyshuarit ishin të armatosur dhe po kërkonin Bruna dhe Mavie, vajzën e sulmuesit Neymar Júnior. Për fat të dyja nuk ishin në rezidencë në kohën e pushtimit.
Fqinjët kanë lajmëruar autoritetet, pasi kanë vërejtur se diçka e çuditshme po ndodhte në shtëpi. Agjentët kanë rrethuar pronën dhe kanë arritur të arrestojnë një të dyshuar, i cili do të ishte banor i godinës. Të tjerët ikën me çanta luksoze, ora dhe bizhuteri.
Neymar, ‘10’-ta e skuadrës braziliane nuk e kanë komentuar ende ngjarjen në rrjetet sociale. Publikimi i fundit i sulmuesit ishte një foto me vajzën e tij Mavie në Instagram stories, gjatë orëve të para të së martës, pikërisht në momentin e pushtimit të shtëpisë së Biancardit. As influencuesja nuk ka publikuar asgjë për atë që ka ndodhur.