E zë druri i ullirit poshtë, vdes tragjikisht babai shqiptar i tre fëmijëve në Greqi

0

Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme në Greqi pasi u përfshi në një aksident tragjik teksa punonte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Apraos, në Korfuzin e Veriut, ku shqiptari punonte duke prerë ullinj. Teksa ishte duke prerë një nga pemët, një prej trungjeve të mëdha është shkëputur duke i rënë sipër dhe e ka shtypur, transmetojnë mediat greke.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë për nxjerrjen e tij dhe një prej ambulancave ka marrë trupin e pa jetë të 45-vjeçarit.

Identiteti i tij ende nuk është bërë publik, por raportohet se ishte me origjinë nga Shqipëria dhe gjatë dekadave të fundit jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu