Me vajzën e sapolindur në spital, trondit Dhurata: Vjehrra tha le të vdesë…

0

Brikena nuk ruan kujtime të ëmbla me babain e saj Mustafain, të cilin e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq”. Përgjatë gjithë seancës së ndërmjetësimit të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo ka shprehur se nuk e ka ndierë prezencën e tij.

Në mendimin e së bijës, bashkohet edhe nëna e saj, Dhurata. Ajo kujton një episod shumë të hidhur kur solli në jetë Brikenën.

Dhurata: E vetmja gjë që ky ka bërë me gocën e vogël, atë që ky nuk ka bërë me të madhen… kur ka lindur kjo, ai nuk është dukur dhe nuk donin… e kam pasur në spital gocën dhe i tha nëna e vet “le të vdesë se bën çun mbrapa”. Kështu i ka thënë e ëma kur unë po vuaja me gocën brenda në spital.

Eni Çobani: Pra domethënë nuk e ka marrë Mustafai në dorë vajzën e sapolindur.

Dhurata: Nuk e ka marrë asnjëherë.

Mustafa: Mentaliteti në atë kohë ka qenë kështu.

Eni Çobani: Pse mentaliteti?

Mustafa: Mentaliteti në atë kohë…

Dhurata: Çunin e vëllait e merrte, e çonte nga shtëpia e vëllait te vjehrra e vëllait kurse gocën kur u bë vetë me fëmijë nuk e mori njëherë në dorë gocën e vet.

Brikena: Nuk e mbaj mend ta ketë bërë njëherë./tvklan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu