Nga Adlei Pici/Mbi debatin Rama-Meloni , pse e shoh historike…

0

Meqe ka nisur nje debat i madh ne te dy anet e Adriatikut mbi marreveshjen Meloni-Rama, e cila ka vene ne levizje te gjithe kundershtaret e saj, mendova dhe une te them dicka per ate qe mendoj mbi kete marreveshje.
Kjo marreveshje eshte nje marreveshje historike e cila vendos themele juridike mbi ceshtjen e trajtimit te emigranteve te paligjshem ne te ardhmen ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian. Eshte e natyrshme te pretendojme qe Rama ne kete marreveshje historike eshte gjendur ne momentin e duhur dhe ka luajtur rolin vetem si aktor, por nuk mund te lihet ne heshtje kontributi i tij (edhe pse dikush mund te thote pasiv) ne realizimin e marreveshjes si dhe e permendura e emrit te tij ne te ardhmen si arkitekt kontribues i saj. Momenti kur kjo marreveshje eshte diskutuar, perpiluar dhe nenshkruar, eshte esencialisht i rendesishem per te ardhmen e Europes sepse mungesa ose mosaprovimi i saj nga kupola europiane do te conte pashmangerisht ne nje Italexit eventual. Situata ne Itali eshte inkandeshente dhe kjo do te niste procesin perfundimtar te shperberjes se BE. Nuk dua te tingelloj si ajo budallacka ne emigracion, Ornela Vorpsi apo ajo tjetra ne vatan Spiropali, por Rama kete here ka kontribuar te jete statist ne “shpetim” te Europes, jo nga otomanet, por kete rradhe nga vetvetja.
Perfitimet e Italise:
1. Meloni me kete levizje i ka hequr llokmen me te majme NGO-ve dhe organizatave politike te majta dhe katolike te cilat jane edhe ato qe po e kundershtojne deri ne histeri kete marreveshje. Nje eksponent i te majtes italiane ka propozuar qe Rama (PSSH) te perjashtohet nga grupi socialist europian. Te majtet po organizojne gjithe kohortat e tyre histerike ne sistemin juridik dhe politik per ta hedhur poshte dhe per ta invaliduar kete marreveshje.
2. Meloni ka shenuar nje pike te jashtezakonshme zgjedhore si ne Itali ashtu dhe ne Europe ne zgjedhjet e 2024. Pozita e saj si kryqtare e te djathtes europiane ne shfarosjen e te majtes dhe demokristianeve ne EU per reformimin e saj nga brenda, behet shume me e forte. Fakti qe EU e aprovoi brenda dites marreveshjen eshte prove qe thyerja definitive ishte shume prane dhe se Meloni mund te thote qe ajo e ka shpetuar ate, Bashkimin Europian.
3. Meloni diskrediton me autoritet gjithe opoziten e brendshme te degjeneruar dhe pa asnje ide ose moral te lidhur me mafien e NGO-ve dhe me industrine e klandestineve (Schlein, Sumahoro).
4. Italia prezantohet si nje fuqi e rendesishme ne rajon, Ballkan dhe Mesdhe, si dhe me autoritet te ngritur ne Europe. Me kete i provon te gjitheve qe ajo eshte e perzgjedhura e Amerikes ne kete periudhe tranzicioni dhe turbullirash qe paraprijne zgjedhjet amerikane.
5. Meloni propozon veten dhe Italine si ura e komunikimit midis sistemit ne renie perendimor dhe atij ne ngritje multilateral. Italia do te jete e preferuara e Amerikes, Ruseve, Kinezeve dhe kontinenteve te medha ne diskutimet e tyre me Europen. Nje rol qe i ka takuar prej kohesh dhe qe di ta beje me mire se kushdo.
Perfitimet e Shqiperise (Rama):
1. Prezantohet ne Rajon si firmetari i nje marreveshje historike ndaj te ciles te gjitha vendet europiane kane detyrim dhe precedent ligjor.
2. Lidh perfundimisht ne menyre te pazgjidhshme fatin e Shqiperise me ate te Italise, sic duhej te kishte ndodhur prej shume kohesh. Ne kete kontekst, e shkeput te ardhmen e Shqiperise nga plane, kryesisht gjermane, te diktuara me teper nga frika e eventeve se sa nga deshira per te zgjidhur probleme ose interesa afatgjata. Italia eshte vendi i vetem qe e sheh Shqiperine me interes organik dhe afatgjate dhe jo si nje mbushes gjeopolitik ne rajonin e vogel.
3. Shqiperia pozicionohet me autoritet ne Ballkan dhe Europe si autore e kesaj marreveshje dhe si nje vend serioz ne zgjidhjen e problemeve madhore ne kontinent.
4. I krijon nje borxh historik Italise e cila me deshiren me te madhe behet mentori dhe mbrojtesja e Shqiperise ne te gjitha objektivat qe ajo ka ne te ardhmen. Ushtarakisht dhe politikisht Shqiperia me ne fund ka nje kredit te madh tek vendi i duhur. Arsyeja pse eshte vendi i duhur eshte qe Italia mbas perfundimit te luftrave te tanishme dhe ndoshta edhe ato te se ardhmes se afert, do te jete e “dashura” e perendimit qe do ta riafroje me lindjen dhe me Afriken. Shqiperia ne kete menyre do te rrjedhe neper kanalet diplomatike italiane per te hapur rruget e interesit aty ku me injorance i ka mbyllur. Ne nje situate te tille, bashkimi i trojeve shqiptare mund te jete nje ngjarje reale, e mundshme dhe pa pasoja dramatike. Shqiperia me ne fund ka pas shpatullave nje fuqi qe e rrespekton. Game over!
4. Rama eshte afruar ne menyre te pashmangshme me te djathten europiane e cila me te gjitha gjasat do te dale fituese ne zgjedhjet europiane te ’24 dhe ne kete menyre ka siguruar autoritetin dhe te ardhmen e tij politike sic i leverdis me mire.
Kjo marreveshje nuk do te kaloje pa pengesa dhe pa deshtime te vogla por ka treguar rrugen dhe i ka rene La-se se tonalitetit te politikes se ardhshme. A ka qene Rama autor apo eshte gjendur aty dhe eshte keshilluar? Kete e di vetem ai dhe njerezit qe ka rrotull. Nje gje mbetet akoma e pashpjeguar, ai mori urdher per ta bere kete gje apo ishte iniciative e tij. Kjo e fundit ka pak gjasa te kete ndodhur, por ne se eshte e vertete, ndoshta mund te jete nje sinjal ndryshimesh te brendshme klanesh tek sponsoret dhe mentoret e tij te deritanishem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu