Frikë para ndeshjes me Moldavinë/Kristjan Asllani dëmtohet dhe nuk do të jetë sot i gatshëm për Interin

0

Mesfushori kuqezi i skuadrës së Interit, Kristjan Asllani është dëmtuar minutat e fundit dhe do të humbasë ndeshjen që skuadra e tij do të zhvillojë sonte ndaj Frosinones në Meazza.

Mësohet se Asllani ka një tërheqje në kofshën e djathtë dhe për këtë nuk mund të luajë sot.

Megjithatë pritet për t’u parë si do të jetë gjendja e elbasanasit, pasi të premten e ardhshme kombëtarja jonë udhëton drejt Moldavisë me synimin e pikëve që do të na sigurojnë pjesëmarrjen në Euro 2024.

Mesfushori ka qenë i gatshëm gjatë gjithë javës dhe madje luajti disa minuta edhe në Champions në fitoren ndaj Salzburg.

Shqipëria do të luaj më datë 17 nëntor sfidën ndaj Moldavisë dhe 3 ditë më pas do të pres Ishujt Faroe në “Air Albania”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu