Çfarë ndodhi në gjyqin për statutin? Zbulohen prapaskenat dhe posti që humbi Basha

0

Kryetari i grupit të PD, Gazment Bardhi tha në emisionin Now në Euronews Albania se Lulzim Basha u zgjodh kryetar me votat e Sali Berishës në 2021 dhe tani thotë që Berisha nuk është PD

Bardhi u shpreh se vendimi i sotëm i gjykatës vendosi sot se ai “event familjar që e zgjodhi Bashën kryetar” nuk ka asnjë vlerë.

“Atë e ka zgjedhur kryetar Sali Berisha në 2021. KQZ shfrytëzon një burokraci, por partia nuk është çështje burokratike po çështje e zgjedhësve. Ai është regjistrimi i fundit në gjykatën në 2021, por ka një akt publik të marsit të 2022 që Basha ka dhënë dorëheqjen. Kryearti i partisë sipas atij vendimi është i dorëhequr, Basha duhet t’i drejtohet gjykatës për t’u regjistruar si kryetar i ri i PD, se nuk mund të qëndrojë kryetar me votat e demokratëve”, tha Bardhi

Gjykata e Tiranës vendosi sot pezullimin e çështjes për shqyrtimin e kërkesës së kryedemokratit Lulzim Basha, për miratimin e Kuvendit Kombëtar të 2 Shtatorit, duke pranuar kërkesën e grupit të deputetëve të drejtuar nga Gazment Bardhi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu