Një çift mjekësh ka rënë pre e një atentati këtë të shtunë në Itali.
Mediat vendase raportojnë se gruaja është ekzekutuar, ndërsa burri i saj ka mbetur i plagosur.
67-vjeçarja ishte duke hipur në makinë kur 2 persona të paidentifikuar ende nga policia qëlluan.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po mbledh prova për zbardhjen e plotë të krimit, ndërsa prokuroria e Palmës ka nisur një hetim.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë lidhje me krimin e organizuar.