“Policia është me ne”, thirrja që oshëtiu në avion e kuqezinjve të Kombëtares… (video)

0

TIRANE – Pas barazimit 1-1 të Kombëtares së sonë, mbrëmë në stadiumin ‘Zimru’ të Kishinjevit ndaj Moldavisë, në kampin kuqezi por edhe në tribuna, ka shpërthyer festa e ligjshme shqiptare.

Shqipëria, për të dytën herë, pas “Francë 2016”, ka siguruar pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian, i cili kësaj radhe do të zhvillohet në Gjermani, vitin e ardhshëm 2024.

Dhe ky entuziazëm nuk ka munguar edhe në avionin e Kombëtares, në rrugëtimin drejt Tiranës. Duke qenë se në avionin e kuqezinjve ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i njohur si një dashamirës i futbollit, lojtarët sapo e kanë pikasur kanë nisur të thërrasin në korr: “Policia është me ne”, duke dashur të shprehin edhe respektin e tyre për mbrojtësit e rendit në vendin tonë…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu