Edhe pse nuk jemi zyrtarisht në sezon, Berati ka ndezur dritat e festave të fundvitit.
Në qytetin e një mbi një dritareve janë ndezur tashmë dritat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe qytetarët duket se kanë nisur që tani ta shijojnë atmosferën.
Në kryeqytet dritat e pemës së Krishtlindjeve dhe ato të gjithë qytetit ndizen kryesisht në fillim të dhjetorit kur çelen zyrtarisht edhe javët e festave.