PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës pas ngjarjeve të ndodhura në seancën e së hënës.
Socialistët kanë mbledhur firmat për përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së, konkretisht: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ramadan Lika dhe Bledion Nallbati.
Seanca e së hënës që ishte parashikuar të zgjaste maratonë ku do të diskutohej për buxhetin zgjati vetëm 5 minuta.
Mazhoranca socialiste votoi në parim projektligjin për buxhetin 2024, ndërsa opozita bllokoi sërish punimet.