Zbardhen emrat e dy vëllezërve që ishin në shënjestër për tu eliminuar, roli i shefit të Krimeve për gjetjen e tyre

0

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga grupi kriminal që u zblulua nga zbërthimi i mesazheve në aplikacionin SKY ECC. Mësohet se ishte Ismail Zeneli alias Luan Sadria, personi që dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve shqiptare që jetojnë në Angli, Albert e Edmond Nela.

Dy vëllezër Nela dyshohet se në 2013, kanë vrarë Guximtar Sadrinë vëllain e Luan Sadrisë, i cili njihej me emrin Xhem Krasniqi. Për tu hakëmarrë Sadria ka kërkuar vrasjen e dy vëllezërve, akt të cilën e ka marrë përsipër Bujar Gërmizi, i arrestuar nga policia.

Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni kishte ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, duke tentuar që t’ju vërë GPS në makinë në mënyrë që të gjenin vendodhjen e dy vëllezëre.

Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të kryer një atentat ndaj 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe. Dyshohet se plani për vrasjen e tyre ishte bërë pas konflikteve për trafikun e lëndëve narkotike.

Mësohet se Gërmizi është shoqëruar nga Kukësi drejt Policisë së Drejtorisë së Tiranës nën masa të rrepta sigurie. Një tjetër persona i rëndësishëm i trafikut të drogës është Ervin Mata, i cili është shpallur në kërkim. Gjithashtu në kërkim janë edhe Besmir Mustafi, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit.

Ndërkohë në pranga janë vënë Erzen Breçani, ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Besmir Murati dhe Bujar Ajeti (Germizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu