Në shtëpinë e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit sot ka festë. Marget feston 2-vjetorin dhe mami e babi i kanë dedikuar fjalët më të ëmbla.
Në disa foto të realizuara gjatë një seti me vajzën, Marina shkruan: “Ti nxjerr më të mirën në çdokënd që takon. Shpirti yt mund të ndriçonte gjithë qiellin. Unë falë teje kam gjetur kuptimin e jetës! Ti je bekimi i jetës sime! Gëzuar ditëlindjen Marget, beba ime!”
Ndërsa babi Geti ka zgjedhur që urimin, këshillat dhe përjetimet e tij për të bijën t’i shprehë përmes një kënge të titulluar “Marget”.
“Këngë e shpirtit… Gëzuar ditëlindjen jeta e babës!”.