Hamasi BLLOKON lirimin e pengjeve: Izraeli ka shkelur kushtet e armëpushimit

0

Hamasi ka bllokuar lirimin e një grupi të dytë pengjesh, me argumentin se Izraeli ka shkelur kushtet e marrëveshjes së armëpushimit, të arritur dy ditë më parë.

Hamasi nuk e specifikoi se për sa kohë do të zgjasë ky bllokim, teksa më herët po përgatitej të lironte pengjet për disa të burgosur palestinezë, të mbajtur nga Izraeli në ditën e dytë të një armëpushimi që ka lejuar ndihmë kritike humanitare në Rripin e Gazës dhe u ka dhënë civilëve afatin e parë pas shtatë javësh lufte.

Nga ana tjetër, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë tha se 196 kamionë me ndihma hynë të premten dhe Izraeli tha se katër kamionë me karburant dhe katër depozita gazi hynë të shtunën.

Ndërsa pasiguria rreth detajeve të shkëmbimit mbeti, kishte edhe optimizëm, mes skenave të ribashkimit të familjeve të gëzuara nga të dyja palët.

Në ditën e parë të armëpushimit katërditor, Hamasi liroi 24 nga afërsisht 240 pengjet e marra gjatë sulmit të tij të 7 tetorit ndaj Izraelit që shkaktoi luftën, dhe Izraeli liroi 39 palestinezë nga burgu. Të liruarit në Gaza ishin 13 izraelitë, 10 tajlandez dhe një filipinas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu