KOSOVË- Pas protestave dhe kaosit, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, po vqëndron brenda një hoteli në Prishtinë.
Me hedhjen e mjeteve piroteknike para hotelit “Sirius”, Partia Soacialdemokrate (PSD) ka kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Gjatë protestës aktivistët e PSD-së hodhën mjete piroteknike në hotelit ku kryetarja e Speciales, Ekaterina Trendafilova, mbajti takim me përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Ndërsa policia për të shpërndarë protestuesit dhe për të ndaluar hedhjen e mjeteve piroteknike, hodhën gaz-lotsjellës si dhe sprej në drejtim të protestuesve, por edhe gazetarëve, fotoreporterëve e kameramanëve, të cilët ishin një numër i madh.
Menjëherë pas protestës, policia arrestoi gjashtë aktivistë të PSD-së, me në krye kryetarin e saj Dardan Molliqaj, Nol Nushin, Zgjim Hysenin, Korab Korçën, Agron Kabashin dhe Gent Ibrahimin.