NORVEGJI- Bashkia e Oslos në Norvegji ngriti flamurin palestinez në shenjë solidariteti me popullin e Gazës. Kryetarja e Bashkisë së Oslos, referuar shifrave për jetët e humbur në Gazë, e kryesisht për fëmijët, tha se është nomrale që të tregohet mbështetje dhe solidaritet.
“Kur e dimë se më shumë se 5,000 fëmijë kanë humbur jetën, ekuivalente me më shumë se 275 klasa shkollore, është e natyrshme t’i kujtojmë ata sot. Është shumë e rëndësishme të theksohet se Oslo duhet të jetë një qytet për të gjithë, ku si minoriteti ynë i vogël hebre ashtu edhe ata me prejardhje palestineze duhet të ndihen të sigurt dhe të përfshirë, “ tha për AFP kryetarja e Oslos, Anne Lindboe.
Nisma përkon me Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez, e cila festohet që nga viti 1978. Një pjesë e vogël e demonstruesve pro-palestinezë ishin të pranishëm. Të shtunën, bashkia organizoi gjithashtu një përkujtim në nder të viktimave izraelite të sulmit të 7 tetorit brenda Izraelit jugor.