Dalin në ankand me oferta marramendëse fanelat e Leo Messit në Botëror

0

SHBA – Leo Messi (36 vjeç) arriti të përmbushë objektivin e tij të fundit, por edhe më të rëndësishëm të karrierës, fitmin e titullit botëror, pas shumë dështimeve me kombëtaren argjentinase.

I vetëdijshëm për ndikimin që pati, por edhe për shumat që mund të gjeneronte, superylli argjentinas i dorëzoi për t’i shitur, kompanisë së ankandeve “Sotheby’s”, gjashtë fanela që kishte veshur në ndeshjet e turneut në Katar.

Gjatë ditës së enjte është hapur ankandi i fanelave dhe do të zgjasë deri më 14 dhjetor, por që në ditën e parë ofertuesit e kanë ngritur shifrën jashtëzakonisht lart.

Sipas “Bleacher Report”, grupi me gjashtë fanela mori një ofertë prej 5.2 milionë dollarë, që përkthehet në 6.3 milionë dollarë, nëse përfshihet tarifa e ofertuesit fitues.

Fanelat janë veshur nga Leo Messi në faza të ndryshme të kompeticionit, sipas informacionit të dhënë nga burimi i cituar. Dy janë nga faza e grupeve, ndërsa katër të tjerat janë nga 1/16-të, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu