PUKË- Një 51-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Pukë, pasi ka goditur me sende të forta një 64-vjeçar. Forcat e policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Martin Ndrek Jaku, 51 vjeç, ndërsa i lënduari, shtetasi Pjetër Ndreka ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Policia vendore informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, pasi gjatë një konflikti ka goditur me sende të forta shtetasin P. N., 64 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar shtetasin P. B., 35 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një shtetasi të mitur, banues në Shkodër, pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një shume parash në një lokal në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.