Arrestohet ish-këshilltari i Behgjet Pacollit. Dyshohet se vrau gruan e tij

0

Është arrestuar ditën e sotme për vrasjen e gruas ish-këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli.

Kujtojmë se të mërkurën gruaja e ndjerë Liridona Murseli u gjetë e vrarë me armë zjarri në Prishtinë në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Nga ana tjetër pas lajmit të trishtë, Pacolli ka reaguar në Faceboook duke shprehur ngushëllime për dy familjet e së ndjerës.

Në një postim të ndarë në Facebook, Pacolli shkruan: “Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona!”.

Ngjara ndodhi më 29 nëntor, ku sipas policisë së Kosovës viktima në momentin e incidentit ka qenë me bashkëshortin, Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre në makinë.

Autori deri tani i panjohur, dhe i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar paratë, orën, varëset dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri, ku mbeti e vrarë e reja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu